Turqi, shpëtohen 80 emigrantë të parregullt të shtyrë prapa nga njësitë greke

Turqi, shpëtohen 80 emigrantë të parregullt të shtyrë prapa nga njësitë greke

Në brigjet e zonës Ayvalık në qytetin Çanakkale të Türkiyes, u shpëtuan 80 emigrantë të parregullt të shtyrë prapa në ujërat turke nga njësitë bregdetare të Greqisë, transmeton Anadolu.

Ekipet e Komandës së Rojës Bregdetare Turke për zonën e Egjeut verior, identifikoi se në 2 gomone në brigjet e zonës Ayvalık në Egjeun e Veriut ndodheshin emigrantë të parregullt.

Anija e rojës bregdetare “TCSG-6” e cila u drejtua në rajon, shpëtoi emigrantët e parregullt me origjinë afgane të cilët ishin shtyrë prapa në ujërat turke nga njësitë bregdetare të Greqisë.

Bëhet e ditur se 80 personat e dërguar në breg, pas procedurave u dërguan në Qendrën e Rikthimit për të Huajt në Ayvacık.

MARKETING