Trupat e ushtarëve që humbën jetën në rrëzimin e avionit të ngarkesës u sollën në Turqi

Trupat e ushtarëve që humbën jetën në rrëzimin e avionit të ngarkesës u sollën në Turqi

rupat e ushtarëve turq nga rrëzimi i avionit të ngarkesës përgjatë kufirit Gjeorgji-Azerbajxhan janë sjellë në Turqi, raporton Anadolu.

Pas përfundimit të ekzaminimeve mjeko-ligjore, një avion ‘A400 M’ i Forcave të Armatosura Turke transportoi trupat nga kryeqyteti gjeorgjian Tbilisi në bazën ajrore Murted në provincën e Ankarasë.

Pas uljes, trupat u dërguan me ambulancë në Institutin e Mjekësisë Ligjore.

Avioni ushtarak turk i ngarkesës ‘C-130’ u rrëzua të martën teksa po kthehej në shtëpi nga Azerbajxhani. Sipas Ministrisë së Mbrojtjes Kombëtare, avioni mbante 20 persona, përfshirë ekuipazhin e fluturimit.

MARKETING