Trumpi thotë se do t’i dërgojë imigrantët ilegalë në burgun Guantanamo
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, ka deklaruar se po planifikon një urdhër për hapjen e një qendre dënimi në Guantanamo Bay, në të cilën do të mbaheshin më shumë se 30,000 persona që ndodhen ilegalisht në SHBA.
Trumpi deklaroi se kampi do të përdorje për “ndalimin e imigrantëve ilegalë kriminelë më të rrezikshëm që kërcënojnë popullin amerikan”, raporton “The Guardian”.
Trump ka shtuar se “disa prej tyre janë aq të rrezikshëm, sa ne nuk i besojmë as vendeve të tyre t’i mbajnë, sepse nuk duam që ata të kthehen përsëri, prandaj do t’i dërgojmë në Guantanamo, kjo do t’i dyfishojë menjëherë kapacitetet tona”.
Për kampin në Kuba që më herët mbante ty dyshuar për terrorizëm, Trumpi deklaroi se “është vend nga i cili është vështirë të dalësh”.