Trumpi e quan “moment të errët për Amerikën” vrasjen e aleatit të tij, Charlie Kirk

Trumpi e quan “moment të errët për Amerikën” vrasjen e aleatit të tij, Charlie Kirk

Aktivisti konservator dhe aleati me ndikim i Trumpit, Charlie Kirk, ka vdekur pasi është qëlluar gjatë një fjalimi në një kampus në Utah
Presidenti amerikan, Donald Trump, ka thënë përmes një videomesazhi se është “i mbushur me pikëllim dhe zemërim për vrasjen e tmerrshme”, duke e quajtur atë një “moment të errët për Amerikën”.
Dy persona që ishin arrestuar për rastin janë liruar më vonë.

Zyrtarët kanë thënë se ata nuk kishin lidhje me të shtënat. Ata besojnë se të shtënat kanë ardhur nga një çati.

Kampusi është i mbyllur dhe policë të armatosur rëndë po enden në zonë.
Kirk, i cili themeloi grupin konservator Turning Point USA në moshën 18 vjeçare, ishte i afërt me presidentin dhe familjen e tij.

MARKETING