Trump vendos tarifa prej 30 për qind ndaj BE-së: Do t’i dyfishojmë, nëse veproni me reciprocitet

Trump vendos tarifa prej 30 për qind ndaj BE-së: Do t’i dyfishojmë, nëse veproni me reciprocitet

Donald Trump njoftoi se SHBA-ja do të vendosë një tarifë prej 30 për qind për disa produkte importe nga Bashkimi Evropian, si dëmtues indirekt për kompanitë amerikane.

Ky vendim erdhi në kuadër të luftës tregtare dhe shqetësimeve për praktikat jo të barabarta tregtare që ndikojnë në prodhuesit në SHBA.

“Zonja e nderuar, Ursual von der Leyen, është nder për mua t’ju drejtohem me këtë letër që thekson rëndësinë e marrëdhënieve tona tregtare. Megjithëse kemi një deficit të madh tregtar me BE-në, SHBA mbetet e përkushtuar ndaj bashkëpunimit, por vetëm në kushte tregtie të ndershme dhe të balancuar. Duke nisur nga 1 gushti 2025, SHBA do të vendosë një tarifë prej 30% për mallrat e BE-së që hyjnë në tregun amerikan, për të korrigjuar këtë pabarazi të vazhdueshme, e shkaktuar nga tarifat dhe barrierat tuaja tregtare”, tha ai.

“Nëse BE vendos të hakmerret me rritje tarifash, ne do të shtojmë përqindjen e njëjtë mbi 30 për qindshin aktual. Nëse kompanitë evropiane prodhojnë brenda SHBA-së, nuk do të ketë tarifa – madje do të përfitojnë nga procedura të shpejta dhe efikase. Këto masa synojnë të mbrojnë ekonominë dhe sigurinë kombëtare të SHBA-së. Jemi të hapur për dialog dhe gatshëm të rishqyrtojmë tarifat, në varësi të marrëdhënieve tona dhe hapjes së tregjeve tuaja”, pohoi 79-vjeçari.

Në veçanti, tarifat do të prekin sektorët e automjeteve, pjesëve të automobilave, tekstilit dhe mallrave të tjera industriale.

Shtëpia e Bardhë po argumenton se masat janë të nevojshme për të mbrojtur prodhuesit amerikanë nga konkurrenca e pa drejtë.

Pas këtij njoftimi, vlera e euros ra kundrejt dollarit, ndërsa zyrtarë evropianë kanë paralajmëruar se do të reagojnë në mënyrë të ngjashme për të krijuar një strategji të përbashkët kundër tarifave amerikane.

 

MARKETING