Trump vendos policinë e Washingtonit nën kontroll federal, dërgon Gardën Kombëtare

Trump vendos policinë e Washingtonit nën kontroll federal, dërgon Gardën Kombëtare

Presidenti amerikan, Donald Trump, ka bërë të ditur se po vendos policinë lokale në kryeqytetin e SHBA-së nën kontroll federal dhe tha se po dërgon Gardën Kombëtare për të adresuar atë që e quajti “emergjencë për sigurinë publike”, transmeton Anadolu.

Trump pretendoi se Washington, D.C., është “kapur nga banda të dhunshme dhe kriminel të egër, turma të rinjsh të egër, maniak të droguar dhe të pastrehë dhe ne nuk do ta lejojmë më këtë”.

“Kjo është dita e çlirimit në Washingon dhe ne do ta rimarrim kryeqytetin tonë. Po e rimarrim”, tha Trump, duke shtuar se po vendos Departamentin e Policisë Metropolitane “nën kontroll të drejtpërdrejtë federal”.

“Po dërgoj Gardën Kombëtare për të ndihmuar në rivendosjen e ligjit, rendit dhe sigurisë publike në Washington, D.C. dhe atyre do t’u lejohet të bëjnë punën e tyre si duhet”, shtoi ai.

Megjithatë, pretendimet e presidentit amerikan për rritje drastike të kriminalitetit në kryeqytetin e vendit janë në kundërshtim të plotë me të dhënat zyrtare të policisë së qytetit.

Policia e Washington, D.C. raportoi një ulje prej 26 për qind të krimeve të dhunshme në përgjithësi krahasuar me të njëjtën periudhë në vitin 2024. Ka pasur edhe një ulje prej 7 për qind të krimeve ndaj pronës, si vjedhje dhe plaçkitje.

Trump pretendoi se këto shifra janë “të sajuara”.

MARKETING