Trump vendos foton e “stilolapsit automatik” në vend të Bidenit

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump ka vendosur fotografinë e “stilolapsit automatik” në vend të fotos së paraardhësit të tij, Joe Biden në korridorin e sapohapur të Shtëpisë së Bardhë ku ndodhen fotot e të gjithë presidentëve të mëparshëm amerikanë, transmeton Anadolu.
Sipas CNN, Trump zbuloi korridorin në krahun perëndimor të Shtëpisë së Bardhë në të cilin ndodhen fotografitë e të gjithë presidentëve të mëparshëm. Fotografitë e presidentëve amerikanë ekspozohen në korniza përgjatë korridorit të sapohapur.
Ndërkohë, në korridor u shfaq një foto e një stilolapsi në vend të një fotoje të Bidenit, të cilin Trump e ka akuzuar se ka përdorur “stilolaps automatik”.
– Pretendimet për “stilolapsin automatik”
Trump pretendon se amnistitë e ish-presidentit Biden para dorëzimit të detyrës së tij u nënshkruan me një “stilolaps automatik” dhe se për këtë arsye janë të pavlefshme.
Duke i shpallur të pavlefshme vendimet e amnistisë së Bidenit, të cilin ai e ka quajtur “Joe i përgjumur” dhe “presidenti më i keq në historinë e vendit tonë”, Trump ka thënë: “Me fjalë të tjera, Biden nuk i nënshkroi ato (vendimet e amnistisë), dhe më e rëndësishmja, ai nuk dinte asgjë për këtë çështje”.