Trump uron presidentin Erdoğan për fitoren ‘e merituar’ në zgjedhje

Trump uron presidentin Erdoğan për fitoren ‘e merituar’ në zgjedhje

Ish-presidenti i SHBA-së, Donald Trump, uroi presidentin turk, Recep Tayyip Erdoğan, për fitoren e “merituar” në raundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale, transmeton Anadolu.

“Urime presidentit Recep Tayyip Erdoğan për fitoren e tij të madhe dhe të merituar në Türkiye”, tha Trump në platformën e tij “Truth Social”.

“Unë e njoh mirë atë, ai është një mik dhe kam mësuar nga afër se sa shumë e do vendin e tij dhe popullin e madh të Türkiyes, të cilin e ka ngritur në një nivel të ri të rëndësisë dhe respektit”, ka shkruar Trump.

Kreu i Këshillit Suprem Zgjedhor (YSK), Ahmet Yener, njoftoi se në raundin e dytë të zgjedhjeve të mbajtura sot, Erdoğan është rizgjedhur president i Türkiye-s. Duke folur me gazetarët në kryeqytetin Ankara, kreu i YSK-së tha se Erdoğan në raundin e dytë fitoi presidencën e Türkiye-s kundrejt kandidatit të opozitës, Kemal Kılıçdaroğlu.

MARKETING