Trump: Ukraina do të marrë shumë territore

Trump: Ukraina do të marrë shumë territore

Presidentit amerikan, Donald Trump gjatë një interviste për Fox News iu bë pyetja nëse dje në Shtëpinë e Bardhë, gjatë takimit me liderët botërorë, përfshirë presidentin ukrainas, Volodymyr Zelensky, ka biseduar për marrëveshje të mundshme për “ndarje territori”.

“Ukraina do të marrë jetën e vet përsëri. Do të marrë shumë territore. Por, kjo ka qenë një luftë, dhe Rusia është një fuqi ushtarake e madhe… pëlqehet apo jo nga njerëzit”.

Trump komentoi sfidat e organizimit të negociatave me presidentin rus, Vladimir Putin dhe homologun ukrainas, Volodymyr Zelensky.

“I thashë atij (Putinit) se do të organizojmë një takim me presidentin Zelensky dhe ju të dy do të takoheni, dhe pastaj, nëse gjithçka shkon mirë pas atij takimi, unë do të marr drejtimin dhe do ta përfundoj çështjen. Por e dini, për këtë tango nevojiten dy persona. Ata duhet të kenë të paktën një marrëdhënie. Përndryshe, vetëm humbasim shumë kohë. Dhe unë nuk dua ta bëj këtë. Unë thjesht dua ta përfundoj. Dua ta përfundoj. E dini, ne nuk humbim jetë amerikane. Nuk humbim ushtarë amerikanë. Humben rusë dhe ukrainas… kryesisht ushtarë”, shtoi ai.

“Disa njerëz, kur raketat godasin vendet e gabuara ose bien mbi qytete si Kievi dhe vende të vogla. Por e dini, nëse mund të shpëtoj 7000 njerëz në javë nga vdekja, mendoj se është… Dua të përpiqem, nëse është e mundur, të hyj në parajsë”, përfundoi lideri amerikan.

Ndryshe, Trump ka deklaruar se Britania, Franca e Gjermania dëshirojnë të dërgojnë trupa në terren për të siguruar paqen gjersa ka përjashtuar mundësinë që trupat amerikane t’u bashkohen atyre. /Telegrafi/

MARKETING