Trump sulmon George Sorosin: Të ndiqet penalisht për mbështetje të protestave të dhunshme

Trump sulmon George Sorosin: Të ndiqet penalisht për mbështetje të protestave të dhunshme

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka deklaruar se biznesmeni George Soros dhe i biri duhet të ndiqen penalisht me arsyetimin se “kanë mbështetur protestat e dhunshme në SHBA”, transmeton Anadolu.

“George Soros dhe i biri i tij i majtë radikal duhet të gjykohen sipas ligjit RICO për mbështetjen e protestave të dhunshme në mbarë SHBA-në. Nuk do t’i lejojmë këta të çmendur të shkatërrojnë edhe më shumë Amerikën”, ka shkruar Trump në platformën me bazë në SHBA “Truth Social”.

Ai ka theksuar se Sorosi dhe i biri nuk do të lejohen të veprojnë lirshëm në Amerikë, duke shtuar: “Sorosi dhe grupi i tij psikopat i kanë shkaktuar dëm të madh vendit tonë. Në këtë përfshihen edhe miqtë e tij të çmendur në Bregdetin Perëndimor. Kini kujdes, po ju shohim”.

Presidenti nuk specifikoi se cili bir duhet të përballet me ndjekje penale, por Soros në vitin 2023 ia dha kontrollin e Fondacioneve të tij multimiliardë-dollarëshe të Shoqërisë së Hapur Alex Sorosit. Gjithashtu është e paqartë se për cilët “miq” e kishte fjalën Trump.

MARKETING