Trump sinjalizon bashkëpunim me Iranin pas “ndryshimit të regjimit”

Trump sinjalizon bashkëpunim me Iranin pas “ndryshimit të regjimit”

MARKETING

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha sot se SHBA-ja do të angazhohet me Iranin pas asaj që ai e përshkroi si “ndërrim shumë produktiv regjimi”, duke sinjalizuar një ndryshim dramatik drejt bashkëpunimit, edhe pse mosmarrëveshjet kryesore vazhdojnë, transmeton Anadolu.

MARKETING

Sample Image

Në një postim në Truth Social, Trump shkroi: “Shtetet e Bashkuara do të punojnë ngushtë me Iranin, të cilin e kemi vlerësuar se ka kaluar një Ndërrim shumë produktiv Regjimi”.

“Nuk do të ketë pasurim uraniumi, dhe Shtetet e Bashkuara, duke punuar me Iranin, do të gërmojnë dhe largojnë gjithë ‘Pluhurin’ Bërthamor të groposur thellë (B‑2 Bombardues). Ai është tani, dhe ka qenë, nën Mbikëqyrje Satelitore (Forcës Hapësinore!) shumë të saktë. Asgjë nuk është prekur që nga data e sulmit”, shtoi ai.

Trump gjithashtu tregoi përparim në masat ekonomike, duke thënë: “Ne po diskutojmë, dhe do të diskutojmë, për heqjen e Tarifave dhe Sanksioneve me Iranin. Shumë nga 15 pikat janë tashmë të dakorduara”.

Të martën, sipas kohës amerikane, presidenti i SHBA-së shpalli se ka rënë dakord “të pezullojë bombardimin dhe sulmet ndaj Iranit për një periudhë dyjavore”.

Ky njoftim erdhi më pak se dy orë para afatit që Trump kishte vendosur për Iranin për të rihapur Ngushticën e Hormuzit dhe për të pranuar një marrëveshje, ose për t’u përballur me atë që ai e përshkroi si shkatërrim të “një civilizimi të tërë”.

Tensionet rajonale u rritën pasi SHBA-ja dhe Izraeli nisën një ofensivë të përbashkët ndaj Iranit më 28 shkurt, duke vrarë më shumë se 1.340 persona, përfshirë atëherë udhëheqësin suprem, Ayatollah Ali Khamenei.

Irani u hakmor me sulme me dronë dhe raketa që synonin Izraelin, si dhe Jordaninë, Irakun dhe vendet e Gjirit që strehojnë asete ushtarake amerikane.

Teherani gjithashtu kufizoi transportin detar përmes Ngushticës së Hormuzit, të cilin është dakorduar ta rihapë si pjesë e marrëveshjes së armëpushimit.

MARKETING