Trump shprehet i lumtur që do ta takojë Presidentin Erdogan në Shtëpinë e Bardhë më 25 shtator

Trump shprehet i lumtur që do ta takojë Presidentin Erdogan në Shtëpinë e Bardhë më 25 shtator

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha se ndihet i lumtur që do të presë Presidentin e Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, në Shtëpinë e Bardhë më 25 shtator, transmeton Anadolu.

“Jam i lumtur që do të pres Presidentin e Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, më 25 shtator në Shtëpinë e Bardhë”, tha Trump në një deklaratë në platformën amerikane të medias sociale, “Truth Social”

Ai shtoi se gjatë takimit do të diskutojnë mbi disa marrëveshje tregtare dhe ushtarake, përfshirë blerjen e avionëve ‘Boeing’ në shkallë të madhe, një marrëveshje të rëndësishme për avionët F-16 dhe vijimin e bisedimeve për F-35, nga të cilat, siç tha Trump, presin të kenë rezultate pozitive.

Trump përfundoi deklaratën duke thënë: “Kam pasur gjithmonë marrëdhënie shumë të mira me Presidentin Erdoğan. Me padurim pres ta shoh më 25 shtator”.

MARKETING