Trump: SHBA-ja u trajtua shumë mirë nga Rusia

Trump: SHBA-ja u trajtua shumë mirë nga Rusia

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump tha se shpreson që lirimi i një të burgosuri amerikan nga Rusia mund të shënojë “fillimin e një marrëdhënieje” me Moskën për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë, raporton Anadolu.

“Ne u trajtuam shumë mirë nga Rusia”, u tha Trump gazetarëve në Zyrën Ovale, duke shtuar: “Në fakt, shpresoj se ky është fillimi i një marrëdhënieje ku ne mund t’i japim fund asaj lufte dhe mund të ndalohet vrasja e miliona njerëzve”.

Komentet e Trumpit erdhën pasi Moska liroi amerikanin Marc Fogel, i cili mbahej në burg që nga viti 2021 me akuzat për sjelljen e marijuanës mjekësore në Rusi.

Këshilltari i Sigurisë Kombëtare të Shtëpisë së Bardhë, Mike Waltz njoftoi se Trump dhe i dërguari i tij special Steve Witkoff negociuan një shkëmbim që “shërben si një shfaqje e mirëbesimit nga rusët dhe një shenjë se po lëvizim në drejtimin e duhur për t’i dhënë fund luftës brutale dhe të tmerrshme në Ukrainë”.

Trump u tha gazetarëve se lufta duhet të ndalet.

Fogel, një mësues shkolle, po vuante një dënim 14-vjeçar në Rusi për akuzat lidhur me drogën, ndërsa ai u përcaktua si “i arrestuar gabimisht” nga SHBA-ja në 2024.

Dmitry Ovsyannikov, avokati i Fogelit, konfirmoi gjithashtu lirimin e tij në komentet për agjencinë shtetërore ruse të lajmeve TASS.

“Ne nuk e dimë ende se mbi çfarë arsye ai u lirua nga burgu, me një akt faljeje apo në ndonjë mënyrë tjetër”, citohet të ketë thënë Ovsyannikov.

MARKETING