Trump: Rusia ka “10 ditë nga sot” për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë, ose do të përballet me penalitete

Trump: Rusia ka “10 ditë nga sot” për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë, ose do të përballet me penalitete

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha se Rusia ka “dhjetë ditë nga sot” për t’i dhënë fund luftës së saj në Ukrainë, ose do të përballet me penalitete të SHBA-së, raporton Anadolu.

Trump shpalosi afatin e tij të ri për Kremlinin ndërsa iu drejtua gazetarëve në bordin e “Air Force One”, duke thënë: “Do të vendosim tarifa e gjëra të tjera” nëse Moska nuk e ndal luftën.

“Nuk e di nëse kjo do të ndikojë te Rusia, sepse ai, natyrisht, ndoshta dëshiron ta vazhdojë luftën, por ne do të vendosim tarifa dhe gjëra të ndryshme që vendosen. Mund të ndikojnë ose jo”, tha Trump në një referencë të dukshme ndaj presidentit rus Vladimir Putin.

Trump të hënën e kërcënoi Rusinë me sanksione dhe tarifa dytësore, ose tarifa ndaj partnerëve tregtarë të Rusisë, nëse nuk i jep fund luftës në Ukrainë brenda “rreth dhjetë ose 12 ditësh”, shumë më herët se një afat i mëparshëm 50-ditor. Por komentet e tij të sotme e lëvizin afatin, duke i dhënë Kremlinit kohë deri më 8 gusht për të ndërmarrë veprime.

Afati i tij i mëparshëm 50-ditor do të kishte rënë në fillim të shtatorit.

Përpara takimit të tij me kryeministrin e Mbretërisë së Bashkuar Keir Starmer, Trump tha se është “shumë i zhgënjyer” me Putinin, sepse presidenti rus “del dhe fillon të lëshojë raketa në një qytet si Kievi dhe vret shumë njerëz në një azil pleqsh apo kudo tjetër”.

“Do të duhet ta rishikojmë. Do t’i zvogëloj 50 ditët që i dhashë (për armëpushim me Ukrainën) në një numër më të vogël, sepse mendoj se e di tashmë përgjigjen”, shtoi ai.

MARKETING