Trump publikon listën: 41.3% e familjeve shqiptare në SHBA me ndihmë sociale
Presidenti amerikan Donald Trump ka publikuar në rrjetin e tij social, Truth Social, një tabelë ku tregon se 41.3% e familjeve shqiptare në SHBA marrin ndihmë sociale.
Në listë përfshihet edhe Kosova që rezulton me 46% të familjeve që marrin ndihmë nga shteti amerikan.
Tabelat janë pjesë e një renditjeje ku paraqitet përqindja e familjeve emigrante që marrin asistencë sociale, të ndara sipas vendit nga vijnë.



