Trump pretendon se ka prani ushtarake kineze në Kanalin e Panamasë
Presidenti i zgjedhur i SHBA-së, Donald Trump, pohoi të mërkurën se “ushtarët e mrekullueshëm të Kinës” po operojnë Kanalin e Panamasë “me dashuri, por ilegalisht”, transmeton Anadolu.
Në një postim në platformën e tij “Truth Social” në ditën e Krishtlindjes, Trump pretendon se prania kineze synon të sigurojë që SHBA-ja të investojë miliarda dollarë në riparime pa marrë asnjë përfitim.
“Shtetet e Bashkuara japin miliarda dollarë para ‘për riparim’ dhe nuk marrin asgjë në këmbim”, tha ai.
Trump iu drejtua gjithashtu kryeministrit kanadez Justin Trudeau, duke e quajtur atë “Guvernatori Justin Trudeau i Kanadasë” dhe duke sugjeruar se Kanadaja mund të arrinte ulje të konsiderueshme taksash dhe “do të mbrohej ushtarakisht si asnjë vend tjetër në botë” nëse i bashkohej SHBA-së si shteti i saj i 51-të.
Duke folur për politikën e brendshme, ai kritikoi “të çmendurit e majtë radikalë” për gjoja pengimin e sistemit gjyqësor të SHBA-së dhe shënjestrimin e kundërshtarëve politikë, përfshirë edhe veten.
“Shansi i tyre i vetëm për mbijetesë politike është të marrin falje nga (presidenti aktual) Joe Biden”, shtoi Trump.