Trump postoi gabimisht një mesazh privat drejtuar Prokurores së Përgjithshme në rrjete sociale

Në një njoftim konfuz muajin e kaluar, presidenti i SHBA-së Donald Trump lëshoi atë që dukej të ishte një apel i ashpër ndaj Prokurores së tij të Përgjithshme, Pam Bondi.
Në një mesazh drejtuar Pam, të publikuar në profilin e tij publik në rrjetin social Truth Social, Trump i bëri thirrje kryeprokurores të ngrejë padi ndaj ish-drejtorit të FBI-së, James Comey, shkruan Futurism.
“Pam: Kam shqyrtuar mbi 30 deklarata dhe postime që në thelb thonë, ‘e njëjta histori si herën e fundit, vetëm fjalë, asnjë veprim. Nuk po bëhet asgjë'”, shkroi Trump.
“Nuk mund të vonojmë më, po shkatërron reputacionin dhe besueshmërinë tonë. Më është ngritur dy herë akuzë dhe jam paditur pesë herë PËR ASGJË. DREJTËSIA DUHET TË VENDOSET, TANI”, vazhdoi ai.
Në atë kohë, shumë veta spekuluan se postimi shumë personal në fakt duhej të ishte një mesazh privat, por një gabim i tillë do të ishte i pabesueshëm, madje edhe për Trumpin.
Konfirmimi erdhi nga Wall Street Journal, e cila hodhi dritë mbi situatën.
Sipas burimeve të Shtëpisë së Bardhë, postimi ishte me të vërtetë i destinuar vetëm për Bondin.
Zyrtari anonim tha se Trump u “habit” kur mësoi se mesazhi ishte publik, sepse ai besonte se ia kishte drejtuar saktë Pam.
Një orë më vonë, presidenti publikoi një mesazh të ri duke lavdëruar prokuroren e përgjithshme, duke thënë se ajo po bënte një “punë të SHKËLQYER”.