Trump përsërit retorikën e tij për dërgimin e banorëve të Gazës në vende të tjera
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump përsëriti retorikën e tij për dërgimin e palestinezëve që jetojnë në Gaza në vende të tjera, transmeton Anadolu.
Gjatë kthimit nga Miami në Washington, Trump iu përgjigj pyetjeve të gazetarëve në avion lidhur me rendin e ditës.
Kur u pyet për deklaratën e tij të mëparshme nëse banorët e Gazës duhet të dërgohen në vendet fqinje, Trump tha se mendimi i tij për këtë çështje nuk ka ndryshuar. “Unë dua që ata të jetojnë në një zonë ku mund të jetojnë pa trazira dhe pa dhunë”, tha ai.
“Kur shohim Gazën, e shihni se ajo prej vitesh është si ferr”, theksoi Trump duke shtuar se në rajonin në fjalë mbizotëron dhuna prej një kohe të gjatë.
Ai tha se dëshiron të shohë ardhjen e paqes në Lindjen e Mesme. “Unë mendoj se mund të siguroni që njerëzit të jetojnë në rajone më të sigurta dhe më komode”, tha Trump.