Trump për tarifat: Ndoshta fëmijët do të kenë dy kukulla në vend të 30, dhe ndoshta ato do të kushtojnë më shtrenjtë

Trump për tarifat: Ndoshta fëmijët do të kenë dy kukulla në vend të 30, dhe ndoshta ato do të kushtojnë më shtrenjtë

Presidenti amerikan Donald Trump e ka pranuar se tarifat e tij mund të çojnë në çmime më të larta dhe ulje të disponueshmërisë së disa produkteve në SHBA.

“Fëmijët amerikanë ndoshta mund të kenë dy kukulla në vend të 30”, tha Trump, duke këmbëngulur se Kina do të vuante më shumë se SHBA nga lufta tregtare.

Bëhet e ditur se presidenti amerikan po përpiqet të sigurojë publikun se tarifat e tij nuk do të shkaktojnë recesion, pasi një raport i ri i qeverisë tregoi se ekonomia amerikane u tkurr në tre muajt e parë të këtij viti, përcjell Telegrafi.

Trump fajësoi menjëherë paraardhësin e tij, Joe Biden, ndërsa i tha administratës së tij se Kina “ka një problem të madh sepse fabrikat e saj nuk po funksionojnë”, duke shtuar se SHBA-së nuk i duhen shumë nga ato që importojnë nga Kina.

E dini, dikush tha po sikur raftet të jenë bosh. Ndoshta fëmijët do të kenë dy kukulla në vend të 30. Ndoshta ato dy kukulla do të kushtojnë dy dollarë më shumë sesa zakonisht”, tha Trump.

 

Ndryshe, përpara fjalimit të Trumpit, Departamenti i Tregtisë raportoi se ekonomia amerikane u tkurr me një normë vjetore prej 0.3% në tremujorin e parë.

Rënia u nxit nga një rritje e importeve pasi kompanitë u përpoqën të merrnin mallra përpara se të hynin në fuqi tarifat gjithëpërfshirëse. 

MARKETING