Trump për Muskun: Nuk më duhet për asgjë, por thjesht vetëm më pëlqen

Presidenti amerikan, Donald Trump e përmendi miliarderin afrikano-amerikan, Elon Musk gjatë një përgjigjeje lidhur me shpenzimet e qeverisë, duke thënë se pronari i Tesla dhe SpaceX ka bërë një “punë fantastike” duke udhëhequr Departamentin e Efikasitetit të Qeverisë (DOGE).
Ai më pas tha se nuk ka nevojë për Muskun – “për asgjë tjetër përveçse që thjesht më pëlqen”, shkruan skynews.
Kjo erdhi pas faktit që Musk hodhi poshtë raportimet se ai do të largohej nga roli në qeveri amerikane në muajt e ardhshëm.