Trump pas takimit me liderët evropianë: Do të organizoj një takim SHBA-Ukrainë-Rusi

Trump pas takimit me liderët evropianë: Do të organizoj një takim SHBA-Ukrainë-Rusi

Presidenti amerikan Donald Trump falënderoi udhëheqësit evropianë të pranishëm në takimin e zhvilluar të hënën në Uashington dhe tha se është një nder që i ka në Shtëpinë e Bardhë.

Ai tha se ka qenë një ditë shumë e suksesshme.

“Ne duam t’i ndalojmë vrasjet dhe ta zgjidhim këtë çështje”, tha Trump për luftën midis Rusisë dhe Ukrainës.

Trump shtoi se pati nderin të ishte me Zelenskyn dhe diskutimet e tyre “mbuluan shumë tema”, përfshirë edhe çështje territoriale.

Presidenti amerikan tha se ka folur drejtpërdrejt me Putinin sot dhe do të telefonojë përsëri pas takimit të sotëm.

“Do të organizojmë një takim 3 palësh pas kësaj dhe do të shohim nëse mund ta përfundojmë këtë luftë”, tha Trump.

MARKETING