Trump paraqitet në fjalim të hapur pas një kabine xhami antiplumb

Trump paraqitet në fjalim të hapur pas një kabine xhami antiplumb

Ish-presidenti amerikan dhe kandidati presidencial i Partisë Republikane, Donald Trump, në fjalimin e tij të parë elektoral në ajër të hapur pas atentatit të 13 korrikut, u paraqit pas një kabine xhami antiplumb në shtetin North Carolina, transmeton Anadolu.

Në fjalimin e tij, Trump kritikoi kundërshtarin e tij, kandidaten presidenciale të Partisë Demokratike, nënpresidenten Kamala Harris.

Në lidhje me politikat e imigracionit, Donald Trump tha: “Harris dëshiron të hapë kufijtë. Nëse ajo bëhet presidente, 60 deri në 70 milionë njerëz do të vijnë, jo vetëm nga Amerika e Jugut, por nga e gjithë bota në 4 vjet”.

Duke argumentuar se nënpresidentja Harris, të cilës i referohet si “Shoku Kamala”, “shkatërron gjithçka që ajo prek dhe do të shkatërrojë vendin”, Trump tha se nëse ajo bëhet presidente, “Lufta e Tretë Botërore me sa duket do të jetë e garantuar”.

– Reagimi ndaj Obamës

Duke reaguar ndaj shakasë së ish-presidentit Barack Obama për të, Trump tha se Obama ishte “i pa edukatë” për komentet e tij dje.

“Ata gjithmonë thonë: ‘Ju lutemi mos e personalizoni politikën’. Por ata bënë komente personale gjatë gjithë kohës”, tha Trump.

Ish-presidenti Obama tha se Trump kishte obsesion me “madhësitë”, duke iu referuar komenteve të tij të shpeshta për madhësinë e turmave që merrnin pjesë në mitingje.

MARKETING