Trump paralajmëron se Irani ka “një mundësi të fundit” për të ndalur kërcënimet ndaj SHBA-së dhe aleatëve
MARKETING
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka paralajmëruar Teheranin se ka “edhe një mundësi” për të ndalur luftimet dhe për të arritur një marrëveshje bërthamore, transmeton Anadolu.
MARKETING
Duke theksuar se SHBA-ja ka “eliminuar gjithçka që kishte për t’u eliminuar” në Iran, Trump në një aktivitet në shtetin jugor të Tennessee tha se “po çmontojmë në mënyrë sistematike aftësinë e regjimit për të kërcënuar Amerikën”.
Ai shtoi se janë zhvilluar “bisedime shumë të mira” mes SHBA-së dhe Iranit, duke pretenduar se Teherani dëshiron një zgjidhje dhe se “do ta realizojmë”.
Teherani ka mohuar se po zhvillohen bisedime.
Trump paralajmëroi se Irani tani ka “një mundësi të fundit për t’i dhënë fund kërcënimeve ndaj Amerikës dhe aleatëve tanë”, duke shprehur shpresën që ta shfrytëzojë atë.
Ai shtoi se nëse arrihet një marrëveshje, SHBA-ja dhe e gjithë bota “do të jenë shumë më të sigurta dhe planeti do të jetë më i qëndrueshëm”.

