Trump paralajmëron se çdo anije iraniane që i afrohet bllokadës së SHBA-së “do të eliminohet menjëherë”

Trump paralajmëron se çdo anije iraniane që i afrohet bllokadës së SHBA-së “do të eliminohet menjëherë”

Presidenti amerikan, Donald Trump, ka deklaruar se çdo anije iraniane që i afrohet bllokadës së vendosur nga SHBA-ja ndaj porteve të Iranit “do të eliminohet menjëherë”, transmeton Anadolu.

“Marina e Iranit ndodhet në fund të detit, plotësisht e shkatërruar, 158 anije. Ajo që nuk kemi goditur janë një numër i vogël i asaj që ata i quajnë ‘anije të shpejta sulmuese’, sepse nuk i konsderuam si kërcënim të madh”, shkroi Trump në platformën e tij sociale Truth Social.

“Paralajmërim: Nëse ndonjë nga këto anije i afrohet bllokadës sonë, do të eliminohet menjëherë, duke përdorur të njëjtin sistem goditjeje që përdorim kundër trafikantëve të drogës në det”, shtoi ai.

Paralajmërimi i tij vjen menjëherë pasi CENTCOM filloi zbatimin e një bllokade ndaj gjithë trafikut detar që hyn dhe del nga portet iraniane.

MARKETING