Trump ofendon ish-presidentin Obama, i cili mbajti tubim në mbështetje të Harris-it

Trump ofendon ish-presidentin Obama, i cili mbajti tubim në mbështetje të Harris-it

Ish-presidenti amerikan dhe kandidati presidencial i Partisë Republikane në zgjedhjet e 5 nëntorit, Donald Trump, ofendoi ish-presidentin Barack Obama, i cili organizoi tubim në mbështetje të rivales së tij demokrate Kamala Harris, transmeton Anadolu.

Sipas gazetës “New York Post”, Trump ka reaguar ashpër ndaj mbështetjes së Obamës për Harrisin në fjalimin e tij në një tubim në Greensboro, Karolina e Veriut.

“Mendoj se ai (Obama) është një tmerr i vërtetë, sepse e pashë atë duke bërë fushatë ditët e fundit”, tha Trump për ish-presidentin Obama.

Duke thënë se ai ndoqi mbështetjen e Obamës për Harrisin dhe fushatat e saj zgjedhore, Trump tha: “Unë e pashë në fushatë ditët e fundit, e pashë se sa përçarës është. Ai e përçau këtë vend, nuk i intereson as vetja as grupi i tij i vogël. E tmerrshme”.

Trump pretendon se Obama filloi fushatën për Harrisin sepse ajo ishte “e paaftë për të bërë fushatë”.

MARKETING