Trump: Nuk jemi kundër popullit të Iranit, jemi për ndryshim regjimi!

Trump: Nuk jemi kundër popullit të Iranit, jemi për ndryshim regjimi!

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump la të kuptohet përmes mesazhit të tij të fundit se mbështet perspektivën e rrëzimit të regjimit në Teheran, dhe se shënjestra e SHBA-së nuk është populli Iranian, por programi bërthamor i Republikës Islamike.
Politikisht nuk është e pranueshme të përdoret termi ‘Ndryshim Regjimi’, por nëse regjimi i tanishëm iranian nuk është në gjendje ta bëjë Iranin madhështor sërish, pse të mos ketë një ndryshim regjimi??? MIGA!!!” shkroi shefi i Shtëpisë së Bardhë në platformën e tij Truth Social.

MARKETING

Vetëm pak orë përpara kësaj, disa figura të rëndësishme të administratës së tij si zëvendëspresidenti JD Vance, sekretari i Shtetit Marco Rubio dhe sekretari i Mbrojtjes Pete Hegseth, theksuan se qëllimi i sulmeve ajrore të SHBA-së më 21 qershor ndaj objekteve bërthamore të Iranit nuk ishte shembja e qeverisë islamike teokratike, pro program bërthamor i vendit.

MARKETING