Trump nuk do të pranojë marrëveshje për pranimin e fajësisë

Trump nuk do të pranojë marrëveshje për pranimin e fajësisë

Ish-presidenti Donald Trump nuk do të pranojë një marrëveshje për pranimin e fajësisë në padinë e ngritur nga një juri e madhe e Manhattanit, por planifikon të paraqesë “sfida të konsiderueshme ligjore” ndaj aktakuzës, tha avokati i tij, Joe Tacopina.

“Presidenti Trump nuk do kërkojë marrëveshje për pranimin e fajësisë në këtë rast. Nuk do të ndodhë”, tha Tacopina, raporton cnn.

“Nuk e di nëse do të dalë në gjyq, sepse ne kemi sfida të konsiderueshme ligjore që duhet t’i përballojmë para se të arrijmë në atë pikë”, shtoi ai.

Avokati mbrojtës deklaroi se Trumpi do të dorëzohet vullnetarisht organeve të zbatimit të ligjit në Manhattan, New York.

Tacopina tha se nuk e di se kur do të zbardhen akuzat, por sugjeroi se “mund të jetë disa e martë”.

Reklama

Ndryshe, Trumpit nuk do t’i vendosen prangat në momentin që do të dorëzohet para organeve të drejtësisë.

MARKETING