Trump: Nëse Irani më vret mua, Amerika do e fshijë atë nga harta dhe faqja e dheut

Trump: Nëse Irani më vret mua, Amerika do e fshijë atë nga harta dhe faqja e dheut

Ish-presidenti amerikan, Donald Trump, shpreson se Shtetet e Bashkuara të Amerikës do t’a ‘fshijnë’ Iranin nga harta dhe nga ‘faqja e dheut’ nëse ai vritet nga Teherani.

Këtë deklaratë të fortë, Trump e bëri të enjten, një ditë pasi kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu iu referua “kërcënimit”.

“Nëse ata e vrasin Presidentin Trump, që është gjithmonë një mundësi, unë shpresoj se Amerika do ta zhdukë Iranin, do ta fshijë atë nga faqja e dheut ”, tha ish-presidenti dhe kandidati i Shtëpisë së Bardhë përmes rrjetit të tij social “Truth Social”.
“Nëse nuk e bëjnë, udhëheqësit amerikanë do të shihen si frikacakë!”

Të mërkurën, në fjalimin e tij në Kongresin Amerikan, kryeministri izraelit Netanyahu theksoi se “siç mësuam së fundmi, Irani po kërcënon paturpësisht se do të vrasin presidentin Trump”.
Autoritetet amerikane thuhet se morën informacion disa javë më parë se Teherani po komplotonte kundër Trump dhe vendosën të rrisin masat e sigurisë kundër tij.

Nga ana tjetër, Irani e mohoi kategorikisht këtë akuzë.

MARKETING