Trump: Modi më premtoi se do ndalojë blerjen e naftës ruse, shpresoj dhe Kina të bëjë të njëjtën gjë

Trump: Modi më premtoi se do ndalojë blerjen e naftës ruse, shpresoj dhe Kina të bëjë të njëjtën gjë

Presidenti amerikan, Donald Trump, deklaroi se kryeministri indian Narendra Modi i ka premtuar se India do të ndalojë blerjen e naftës nga Rusia.
Sipas Trump, ky është një hap i rëndësishëm drejt zgjidhjes së tensioneve tregtare dhe diplomatike mes SHBA-së dhe Indisë.
“Modi më siguroi sot se India nuk do të blejë më naftë ruse”, tha Trump nga Zyra Ovale. “Tani duhet të bind edhe Kinën të bëjë të njëjtën gjë”, shtoi ai.

Trump nuk dha një afat të saktë për ndalimin e blerjeve dhe as nuk shpjegoi si do të verifikohej zbatimi i këtij zotimi.

MARKETING