Trump kthen testin e fitnesit në shkolla – “vrap, ushtrime barku dhe shtrirje”: Është pjesë e traditës sonë

Trump kthen testin e fitnesit në shkolla – “vrap, ushtrime barku dhe shtrirje”: Është pjesë e traditës sonë

Presidenti amerikan Donald Trump ka rikthyer zyrtarisht përmes një urdhri ekzekutiv “Testin Presidencial të Formës Fizike” për nxënësit e shkollave publike në SHBA, një praktikë që kishte nisur në vitin 1966 dhe ishte hequr gradualisht gjatë administratës Obama.

Testi përfshin ushtrime fizike si vrap një milje, stërvitje për muskujt abdominalë, si dhe testime të fleksibilitetit fizik. Trump, duke e quajtur këtë iniciativë një “traditë të mrekullueshme”, tha:

“Po e rikthejmë atë. Është një pjesë e rëndësishme e historisë sonë”.

Në të njëjtën kohë, urdhri riaktivizon Këshillin Presidencial për Sportin, Formën Fizike dhe Ushqyerjen, me deri në 30 anëtarë, përfshirë sportistë profesionistë, trajnerë dhe figura publike. Në ceremoninë e prezantimit morën pjesë golfisti Bryson DeChambeau, ish-lojtari i NFL Laërence Taylor dhe golfistja suedeze Annika Sörenstam.

Trump deklaroi gjithashtu:

“Gjithmonë kam dashur sportin. Isha i mirë në sport. Kur je i përqendruar në sport, nuk mendon për gjëra të tjera. Golfi, për shembull, është një arratisje për disa orë”.

Sipas administratës Trump, ky hap vjen në kuadër të përgatitjeve për ngjarje madhore si Ryder Cup 2025, Kupa e Botës 2026 dhe Lojërat Olimpike 2028, të cilat do të mbahen në SHBA.

Këshilli i ri do të drejtohet nga ministri i Shëndetësisë Robert F. Kennedy Jr., dhe do të merret gjithashtu me çështje si lëvizshmëria e sportistëve ndëruniversitarë (transfer portal) dhe përcaktimi i kritereve për një çmim të ri kombëtar: “Çmimi Presidencial i Formës Fizike”.
Megjithëse autoritetet theksojnë se qëllimi nuk është garimi mes fëmijëve por rritja e formës fizike personale dhe përvetësimi i zakoneve të shëndetshme, reagimet nga komuniteti shkencor kanë qenë të përziera.

Prof. Laura Richardson, specialiste në kinesiologji, tha:

“Është një hap i mirë, por nuk mjafton. Nuk duhet të jetë një test që të dënon me një notë. Duhet të jetë një pikënisje për ndërtimin e një plani përmirësimi”.

Pjesëmarrja e Laërence Taylor, i dënuar në 2011 për ngacmim seksual të një të miture dhe më vonë arrestuar sërish në Florida, ka nxitur polemika.

Taylor deklaroi gjatë prezantimit:

“Nuk e di saktësisht çfarë duhet të bëj, por jam këtu për të shërbyer”.

MARKETING