Trump kërcënon Maduron/ Çon avionë të tjerë në ujërat pranë Venezuelës: Do shkatërrojmë kartelet!

Trump kërcënon Maduron/ Çon avionë të tjerë në ujërat pranë Venezuelës: Do shkatërrojmë kartelet!

Presidenti amerikan Donald Trump ka deklaruar se administrata e tij nuk synon ndryshimin e Regjimit në Venezuelë, ndërsa njoftoi dislokimin e 10 avionëve luftarakë F35 në Karaibe, një lëvizje ushtarake kjo e cila synon intensifikimin e luftës kundër karteleve të Drogës.

Avionët ushtarakë pritet të patrullojnë deri në fund të javës së ardhshme mbi qiejt e Puerto Rikos ndërsa do të jenë të vendosur në një bazë amerikane atje . Presidenti Venezulian Nicolas Maduro i kontestuar nga SHBA dhe Perëndimi ka akuzuar Shtetet e Bashkuara se po kryejnë një komplot për të ndryshuar me dhune regjimin në Venezuelë.

Tensionet mes Shteteve të Bashkuara dhe Venezulës u përshkallëzuan këtë javë pasi ushtria Amerikane sulmoi një anije që transportonte drogë nga Venezuela duke lenë të vrare 11 persona. CNN shkruan se presidenti Amerikan po shqyrton mundësinë e goditjeve të tjera përfshirë objektiva brenda territorit Venezuelian të lidhura me kartelet e drogës. Pentagoni Amerikan akuzoi Venezuelën këtë të enjte për një fluturim provokues mbi luftëanijet amerikane në Karaibe.

Trump ka paralajmëruar se çdo avion venezuelian që paraqet rrezik do të qëllohet. Dislokimi i avionëve F-35 në një bazë ajrore në Porto Riko vjen teksa në  Karaibet Jugore Shtetet e Bashkuara kanë një prani të konsiderueshme ushtarake me 7 luftëanije dhe një nëndetëse bërthamore. Në këtë operacion patrullimi janë angazhuar mbi 4500 marinsa dhe marinarë.

Presidenti Amerikan Donald Trump krahasoi të premten humbjen e jetëve nga mbidoza në SHBA, me humbjet njerëzore në një luftë duke argumentuar kështu lëvizjet e tij për sulme ushtarake ndaj karteleve të Drogës.

Lëvizjet e fundit të Trump janë kritikuar nga zërat demokrat në kongres të cilët kanë deklaruar se kjo fushatë ushtarake është e paligjshme pasi Kongresi nuk ka shpallur luftë kundër Venezuelës apo kartelit të drogës Tren de Aragua, grupim ky i cili është shpallur organizatë terroriste nga Washingtoni.

 

MARKETING