Trump: Izraeli do të “zvogëlojë” sulmet ndaj Libanit pas apelit drejtuar Netanyahut

Trump: Izraeli do të “zvogëlojë” sulmet ndaj Libanit pas apelit drejtuar Netanyahut

MARKETING

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka bërë të ditur i ka kërkuar kryeministrit izraelit, Benjamin Netanyahu, të reduktojë sulmet në Liban dhe se është siguruar që Izraeli do të “zvogëlojë” operacionet, transmeton Anadolu

MARKETING

Sample Image

“Fola me Bibin dhe ai do t’i zbusë gjërat. Thjesht mendoj se duhet të jemi pak më të përmbajtur”, tha Trump gjatë një interviste të shkurtër telefonike për NBC News.

Të martën, presidenti amerikan shpalli një armëpushim dyjavor me Iranin pas më shumë se një muaji lufte që u përhap me shpejtësi në rajon. Delegacionet nga SHBA-ja dhe Irani pritet të mblidhen të shtunën për negociata në Islamabad, me qëllim arritjen e një përfundimi të konfliktit.

Trump tha se është “shumë optimist” se do të arrihet një marrëveshje paqeje.

Ai mbajti një ton optimist përpara takimit, duke theksuar se udhëheqësit iranianë “flasin shumë ndryshe kur je në një takim sesa kur flasin me median, janë shumë më të arsyeshëm”.

“Ata po bien dakord për të gjitha gjërat për të cilat duhet të bien dakord. Mos harroni, ata janë mundur. Nuk kanë ushtri”, tha ai për NBC.

“Nëse nuk arrijnë një marrëveshje, do të jetë shumë e dhimbshme”, shtoi ai.

Ushtria izraelite ka intensifikuar sulmet në të gjithë Libanin pavarësisht armëpushimit dyjavor Washington-Teheran të ndërmjetësuar nga Pakistani.

Dje, Izraeli kreu një nga sulmet e tij më të mëdha në Liban, që nga fillimi i ofensivës ushtarake kundër Hezbollahut në fillim të muajit të kaluar. Sipas Mbrojtjes Civile të Libanit, sulmet kanë vrarë të paktën 254 persona dhe kanë plagosur 1.165 të tjerë.

Përshkallëzimi ka ngritur shqetësime për një riokupim të mundshëm izraelit të Libanit jugor, që mund të shtrihet deri në lumin Litani.

MARKETING