Trump i drejtohet Gjykatës Supreme për çështjen e tarifave

Trump i drejtohet Gjykatës Supreme për çështjen e tarifave

Administrata e presidentit amerikan, Donald Trump e ka çuar çështjen e tarifave në Gjykatën Supreme dhe i ka kërkuar gjykatësve që të vendosin nëse presidenti ka fuqi për të vendosur tarifa mbi importet, sipas ligjit federal.

Administrata i bëri thirrje Supremes që të rrëzojë një vendim të Gjykatës së Apelit, e cila ka konstatuar se shumica e tarifave të vendosura nga Trumpi përbëjnë përdorim të paligjshëm të ligjit për fuqitë emergjente.

Ky është rasti i fundit në një sërë çështjesh të dërguara nga administrata amerikane në Gjykatën Supreme dhe pritet të vendosë para gjyqtarëve një prej shtyllave kryesore të politikës tregtare të presidentit Trump.

Gjykata e Apelit për Qarkun Federal i ka lënë tarifat në fuqi, por administrata i bëri thirrje gjykatës më të lartë në SHBA që të ndërhyjë shpejt, përmes një peticioni të dorëzuar në mënyrë elektronike mbrëmjen e 3 shtatorit. Pritet që çështja para gjykatës të regjistrohet zyrtarisht më 4 shtator.

Prokurori i Përgjithshëm, D.John Sauer, u ka kërkuar gjykatësve që ta trajtojnë rastin dhe të dëgjojnë argumentet e palëve në fillim të nëntorit.

 

MARKETING