Trump: Hamasi “i gatshëm për paqe të qëndrueshme”, Izraeli “duhet të ndalojë menjëherë bombardimet në Gaza”

Trump: Hamasi “i gatshëm për paqe të qëndrueshme”, Izraeli “duhet të ndalojë menjëherë bombardimet në Gaza”

Presidenti amerikan Donald Trump përshëndeti reagimin e Hamasit ndaj propozimit të tij për armëpushim dhe shkëmbim të të burgosurve, duke thënë se beson se grupi palestinez është “gati për paqe të qëndrueshme”, transmeton Anadolu.

“Izraeli duhet të ndalojë menjëherë bombardimet në Gaza, në mënyrë që të mund t’i nxjerrim pengjet të sigurt dhe shpejt!”, shkroi ai në platformën e tij “Truth Social”.

“Tani për tani, është tepër e rrezikshme për ta bërë këtë. Tashmë jemi në diskutime për detajet që duhen përcaktuar. Kjo nuk ka të bëjë vetëm me Gazën, por me paqen e shumëkërkuar në Lindjen e Mesme”, shtoi ai.

Shtëpia e Bardhë publikoi më herët një video ku duket Trump duke regjistruar një mesazh të parapërgatitur për Gazën, megjithatë, mbetet e paqartë kur do të publikohet.

MARKETING