Trump gjobitet me 355 milionë dollarë për mashtrim, e pësojnë dhe dy djemtë e tij

Trump gjobitet me 355 milionë dollarë për mashtrim, e pësojnë dhe dy djemtë e tij

Rusia besohet të ketë shpenzuar deri në 211 miliardë dollarë në mobilizimin ushtarak në luftën e Ukrainës dhe Moska thuhet se gjithashtu ka humbur më shumë se 10 miliardë dollarë në shitjet e anuluara ose të shtyra të armëve, deklaroi të premten një zyrtar i lartë i mbrojtjes amerikane, raporton Reuters.

Kostot e detajuara për Rusinë gjatë mobilizimit të saj gati dy-vjeçar në Ukrainë vijnë pasi administrata e presidentit amerikan Joe Biden po përpiqet të shtyjë Dhomën e Përfaqësuesve të SHBA-së të sigurojë një paketë prej 95 miliardë dollarësh të ndihmës ndërkombëtare të sigurisë për Ukrainën, Izraelin dhe Tajvanin, transmeton Telegrafi.

“Ju na keni dëgjuar duke folur shumë rreth asaj se sa thelbësore është që Kongresi i SHBA-s të miratojë fondet shtesë në mënyrë që ne të mund të vazhdojmë të mbështesim Ukrainën”, u tha zyrtari gazetarëve.

“Por, nuk mendoj se kemi folur aq shumë për kostot që Rusia tashmë ka bërë dhe vazhdon të bëjë”, tha zyrtari, duke folur në kushte anonimiteti.

Sipas zyrtarit amerikan rreth 315 mijë ushtarë rusë janë vrarë ose plagosur deri më tani në Ukrainë, megjithatë këto shifra vështirë se mund të verifikohen tani.

MARKETING