Trump fyen gazetaren pas pyetjes për Epstein: Urtë urtë, derrkuce

Trump fyen gazetaren pas pyetjes për Epstein: Urtë urtë, derrkuce

Një incident verbal ka ndodhur në bordin e “Air Force One”, ku presidenti amerikan Donald Trump ka fyer një gazetare të Bloomberg gjatë një prononcimi për mediat.

Ndërsa gazetarja po përpiqej të bënte një pyetje lidhur me rastin Jeffrey Epstein, Trump reagoi me nervozizëm dhe e ndërpreu duke i thënë: “Urtë, urtë, derrkuce.”

Sipas mediave amerikane, fyerja ndodhi pasi gazetarja nisi të pyesë njëkohësisht me kolegë të tjerë, çka duket se e irritoi Trumpin.

Reagimi i tij u konsiderua një sulm i hapur ndaj pamjes së gazetare­s, një formë e njohur gjerësisht si “body shaming”.

Pamjet e publikuara nga incidenti qarkulluan me shpejtësi në rrjetet sociale, ku komentet ndaj Trump ishin në pjesën më të madhe negative, duke e akuzuar për sjellje seksiste dhe të papranueshme ndaj përfaqësuesve të medias.

MARKETING