Trump fton Putinin për të marrë pjesë në Bordin e Paqes për Gazën, Kremlini: Po shqyrtojmë propozimin

Trump fton Putinin për të marrë pjesë në Bordin e Paqes për Gazën, Kremlini: Po shqyrtojmë propozimin

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin ka marrë një ftesë për t’u bashkuar me Bordin e Paqes të Presidentit të SHBA-së Donald për të trajtuar konfliktin në Gaza.
Lajmi u bë i ditur nga zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, i cili gjatë një konference të rregullt për shtyp tha se ftesa i është përcjellë Putinit përmes kanaleve diplomatike. Sipas tij, Kremlini është duke e shqyrtuar ftesën dhe pret më shumë detaje nga pala amerikane.

Themelimi i këtij bordi, i kryesuar nga vetë Donald Trump, konsiderohet një hap kyç në planin amerikan, të mbështetur edhe nga Kombet e Bashkuara, për rindërtimin e Gazës pas dy vitesh luftë shkatërruese.
Trump e ka cilësuar komitetin si “Bordin më të madh dhe më prestigjioz të mbledhur ndonjëherë”. Në përbërjen e tij pritet të jenë figura të njohura ndërkombëtare, mes tyre ish-kryeministri britanik Tony Blair, kryeministri kanadez Mark Carney dhe sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio.

Ftesa për t’u bashkuar me “Bordin e Paqes” u janë dërguar gjithashtu presidentit turk Rexhep Tajip Erdogan, presidentit argjentinas Javier Milei dhe presidentit egjiptian Abdel Fattah el-Sisi, sipas deklaratave zyrtare të tyre.

Ende nuk dihet nëse Vladimir Putin do ta pranojë ftesën, ndërsa vendimi i Moskës pritet të shihet si një test i ri për rolin e Rusisë në proceset ndërkombëtare të paqes.

MARKETING