Trump e ngatërron Alaskën me Rusinë, thotë se do të takohet me Putinin dhe se do të shkojë të premten në Rusi

Trump e ngatërron Alaskën me Rusinë, thotë se do të takohet me Putinin dhe se do  të shkojë të premten në Rusi

Donald Trump kaloi shumë kohë në konferencën e tij të gjerë për shtyp duke folur për Rusinë dhe takimin e tij të ardhshëm me Vladimir Putin.

Por ai tha gabimisht dy herë gjatë informimit që zgjati më shumë se një orë, duke thënë se do të takohej me presidentin rus në Rusi, në vend të Alaska, transmeton Telegrafi.

Ai tha fillimisht kur diskutoi për “emergjencën e sigurisë publike” në Uashington DC: “Kjo është një emergjencë tragjike dhe është e turpshme për mua të jem këtu. E dini, do të takohem me Putinin. Do të shkoj në Rusi të premten”.

“Nuk më pëlqen të jem këtu lart duke folur për sa i pasigurt dhe sa i ndyrë dhe i neveritshëm ishte ky kryeqytet dikur i bukur, me grafite në të gjitha muret”, shtoi Trump.

Më vonë në konferencën për shtyp, Trump tha: “Do të shkojmë në Rusi. Kjo do të jetë një gjë e madhe”.

Por drejt fundit, ai tha: “Mendova se ishte shumë respekt që presidenti i Rusisë po vjen në vendin tonë, në krahasim me ne që shkojmë në vendin e tij, apo edhe në një vend të tretë, të palës së tretë”. /Telegrafi/

 

MARKETING