Trump dhe ushtria amerikane festojnë ditëlindjen, SHBA përgatitet për paradën më të madhe ushtarake në dekada

Trump dhe ushtria amerikane festojnë ditëlindjen, SHBA përgatitet për paradën më të madhe ushtarake në dekada

Ushtria amerikane do të mbajë një paradë të rrallë ushtarake në rrugët e Uashingtonit për të shënuar 250-vjetorin e themelimit të saj.

MARKETING

Në paradë do të marrë pjesë presidenti aktual i SHBA-së, Donald Trump, i cili mbush 79 vjeç në të njëjtën ditë dhe ka vite që pret një spektakël të tillë.

Më shumë se 6,000 personel ushtarak, 150 automjete ushtarake dhe 50 aeroplanë do të marrin pjesë në ceremoni.
Përveç kësaj, është planifikuar një shfaqje ajrore, një paradë kalorësie dhe një kërcim përfundimtar me parashutë me flamurin amerikan përpara Trumpit.

Bëhet e ditur se parada si kjo nuk janë të zakonshme në SHBA, megjithëse janë të zakonshme në vende si Franca dhe Rusia, përcjell Telegrafi.

Parada e fundit e ngjashme në Uashington u mbajt në vitin 1991 pas përfundimit të Luftës së Parë të Gjirit.

Tanke e automjete të blinduara u sollën nga baza ushtarake Fort Cavazos në Teksas, kryesisht me tren, dhe më pas u transportuan me kamionë në qendër të Uashingtonit.

Tanket e rënda Abrams, të cilat individualisht peshojnë rreth 63 ton, paraqitën një sfidë të veçantë logjistike sepse rrugët e qytetit mund të përballojnë deri në 36 ton ngarkesë.

Për shkak të kësaj, inxhinierët e ushtrisë kanë instaluar pllaka çeliku dhe veshje gome për të mbrojtur asfaltin në ditët e mëparshme.

Për shkak të madhësisë së eventit, pritet të marrin pjesë rreth 200,000 njerëz, dhe masat e sigurisë janë jashtëzakonisht të rrepta.

Janë instaluar 29 kilometra gardh metalik dhe 175 detektorë metali.

Eventi është klasifikuar si një Eveniment i Sigurisë Kombëtare me Rëndësi të Veçantë (NSSE), që do të thotë se Departamenti i Sigurisë Kombëtare i SHBA-së e konsideron atë si një rrezik potencial për sulme terroriste ose dhunë.

Ndryshe, kostoja e paradës mund të arrijë në 45 milionë dollarë, të cilën disa kritikë e kanë quajtur një shpërdorim të parave të taksapaguesve. /Telegrafi/

MARKETING