Trump dhe Putin do të takohen në Hungari pas përfundimit të bisedimeve të nivelit të lartë

Presidenti amerikan, Donald Trump, ka bërë të ditur se ai dhe presidenti rus, Vladimir Putin, do të takohen në Hungari për të diskutuar përfundimin e luftës së Kremlinit në Ukrainë, pasi delegacionet e nivelit të lartë të takohen javën e ardhshme, transmeton Anadolu.
Trump tha se ekipi amerikan për diskutimet e javës së ardhshme do të drejtohet nga sekretari i Shtetit, Marco Rubio, i cili gjithashtu shërben si këshilltar i sigurisë kombëtare i presidentit, por shtoi se një vend për atë takim ende nuk është vendosur.
“Unë dhe presidenti Putin do të takohem në një vend të dakorduar, në Budapest, Hungari, për të parë nëse mund ta përfundojmë këtë luftë të palavdishme midis Rusisë dhe Ukrainës”, shkroi Trump në platformën e tij Truth Social.
“Unë dhe presidenti Zelenskyy do të takohemi nesër, në Zyrën Ovale, ku do të diskutojmë bisedën time me presidentin Putin dhe shumë më tepër. Besoj se u bë përparim i madh me bisedën telefonike të sotme”, shtoi.
Trump pritet të presë presidentin ukrainas, Volodymyr Zelenskyy, nesër në Shtëpinë e Bardhë.