Trump dhe Meloni besojnë se SHBA-ja dhe BE-ja mund të arrijnë marrëveshje tregtare

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump dhe kryeministrja e Italisë, Giorgia Meloni, kanë shprehur tone optimiste mbi perspektivat për arritjen e një marrëveshjeje tregtare nga SHBA-ja dhe Bashkimi Evropian (BE) në mes të goditjes globale të tarifave nga presidenti amerikan, raporton Anadolu.
Tregtia pritet të mbizotërojë bisedimet, me kryeministren Meloni që u përcaktua nga BE-ja për të udhëhequr negociatat për një marrëveshje që është bërë edhe më urgjente pas vendimit të Trumpit për vendosjen e tarifave të paktën 10 për qind ndaj kombeve në mbarë botën.
BE-ja u godit me një normë take prej 20 për qind, por si dhjetëra vendeve të tjera edhe bllokut evropian iu dha një pezullim 90-ditor për të lejuar negociatat.
Trump tha se ai “nuk po nxiton” për të arritur marrëveshjen, por theksoi se “100 për qind beson se do të ketë një marrëveshje tregtare”.
“Sigurisht, do të ketë një marrëveshje tregtare. Shumë, ata duan ta bëjnë një, shumë. Dhe, ne do të bëjmë një marrëveshje tregtare. Unë plotësisht e pres atë, por do të jetë një marrëveshje e drejtë”, u tha Trump gazetarëve gjatë pritjes së kryeministres Meloni në Shtëpinë e Bardhë për një drekë pune.
Mendimit të presidentit amerikan i bëri jehonë edhe kryeministrja italiane, e cila tha se është e sigurt se mund të arrihet një marrëveshje.
“Unë jam këtu për të ndihmuar me këtë”, tha Meloni.
Pauza 90-ditore e Trumpit do të përfundojë më 9 korrik, duke i shtuar gravitetin bisedimeve me kombet në mbarë botën.
Dje, Japonia dërgoi një delegacion të nivelit të lartë në Shtëpinë e Bardhë për negociatat në të cilat Trump mori pjesë dhe ishte në të njëjtën mënyrë optimist pasi ato përfunduan.
Trump tha se ai ka besim se SHBA-ja po ashtu do të jetë në gjendje të “bëjë një marrëveshje shumë të mirë me Kinën”.
Meloni pritet të kthehet në Romë më vonë dhe nesër do të presë zv/presidentin amerikan JD Vance për një vizitë zyrtare shtetërore.