Trump: Armëpushimi midis Izraelit dhe Iranit ka hyrë në fuqi

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, njoftoi se një armëpushim midis Iranit dhe Izraelit ka hyrë në fuqi, duke i nxitur palët ta pranojnë atë, transmeton Anadolu.
MARKETING
“Armëpushimi tani është në fuqi. Ju lutem mos e shkelni!”, tha Trump në platformën e tij të mediave sociale Truth Social.
Trump njoftoi se Izraeli dhe Irani kishin rënë dakord për një armëpushim “të plotë dhe total” mes konfliktit në rritje në Lindjen e Mesme.
Irani nisi një breshëri raketash në Bazën Ajrore Al Udeid të ushtrisë amerikane në Katar të hënën, duke shënuar një përshkallëzim dramatik të tensioneve pas shënjestrimit të SHBA-së ndaj tre lokacioneve bërthamore iraniane të dielën.
Komanda Qendrore e SHBA-së (CENTCOM) tha se forcat amerikane, së bashku me Katarin, “u mbrojtën me sukses” kundër sulmit, duke konfirmuar se nuk pati viktima midis personelit amerikan ose të Katarit.
Tensioni rajonal u përshkallëzua ndjeshëm të dielën pasi SHBA-ja bombardoi objektet bërthamore të Iranit, Fordo, Natanz dhe Isfahan.
Sulmet amerikane ishin përshkallëzimi më i fundit në një sulm ushtarak izraelit të mbështetur nga SHBA-ja ndaj Iranit që nga 13 qershori, duke e shtyrë Teheranin të nisë sulme hakmarrëse ndaj Izraelit.
Autoritetet izraelite thanë se të paktën 25 persona janë vrarë dhe qindra të tjerë janë plagosur që atëherë në sulmet me raketa iraniane.
Ndërkohë, në Iran, të paktën 430 persona janë vrarë dhe më shumë se 3.500 të tjerë janë plagosur në sulmin izraelit, sipas Ministrisë së Shëndetësisë së Iranit.