Tronditet industria ruse e naftës – humb miliarda pas sanksioneve amerikane
Vlera e kompanive Rosneft dhe Lukoil ka rënë me miliarda dollarë pas sanksioneve të vendosura nga SHBA-ja.
Miliarderi më i pasur i Rusisë dhe pronari kryesor i Lukoil, Vagit Alekperov, ka humbur mbi 1 miliard dollar vetëm në dy ditë, raporton The Moscow Times.
Sipas Bursës së Moskës, aksionet e Rosneft ranë me 3 për qind, duke shkaktuar një humbje prej 1.56 miliard dollarësh për kompaninë.
Aksionet e Lukoil ranë edhe më shumë – me 7.2 për qind, duke rezultuar në humbje afërsisht 4 miliard dollarësh.
Për shkak të sanksioneve amerikane që bllokojnë aktivitetet, Rosneft dhe Lukoil mund të përballen me shqetësime në furnizimet e naftës për Indi dhe vështirësi në operacionet tregtare në Dubai.
Vlen të përmendet se, përveç kompanive mëmë, 36 nga filialet e tyre gjithashtu janë sanksionuar — që do të thotë se praktikisht nuk ka më rrugëdalje.

