Tronditëse: I riu në Prizren dhunon seksualisht djalin 8-vjeçar, incizon dhe shpërndan pamjet e aktit të shëmtuar

Numri i rasteve të ngacmimeve, sulmeve e dhunës seksuale në Kosovë ka marrë përmasa shqetësuese. Ajo çka e bën edhe më tronditëse, është se në shumë raste viktima janë edhe fëmijët të moshave të vogla, të cilët keqpërdoren seksualisht nga të rriturit, raporton Gazeta Sinjali.

MARKETING

Një ngjarje tejet e rëndë dyshohet të ketë ndodhur në fshatin Malësi e Re në Prizren, ku një fëmijë 8-vjeçar është dhunuar seksualisht.

Burimet e Gazetës Sinjali brenda Prokurorisë kanë bërë me dije se rastin tronditës e ka denoncuar babai i djalit, i cili ka njoftuar se ka pranuar pamje të aktit të tmerrshëm përmes telefonit.
Bazuar në dëshminë e tij, i dyshuari ka filmuar aktin e dhunimit dhe të njëjtën video më pas ia ka dërguar në rrjete sociale.

Si rezultat i denoncimit, njësitë policore kanë arritur që të arrestojnë të dyshuarin, i cili është shoqëruar në stacion policor për intervistim.

Pas përfundimit të procedurave policore, Prokurori i Shtetit ka nxjerrë aktvendim që të dyshuarit t’i caktohet masa e ndalimit policor dhe i njëjti do të hetohet nën dyshimet për kryerjen e veprës penale ‘Dhunim’.

MARKETING