Tri synimet e para të ukrainasve përmes kundërsulmeve
Sipas analistit të mbrojtjes dhe sigurisë, britaniku Michael Clarke, momentalisht ukrainasit kanë tre synime kryesore që po i realizojnë me kundërsulme ndaj rusëve.
Orikhiv, veriu dhe jugu i Bakhmutit dhe Velyka Novosilka, afër Vuhledarit, Ukraina po mundohet t’i rikthejë nën kontrollin e saj, raporton skynews.
“Më interesante është në Orikhiv… një betejë e madhe ka ndodhur atje”, tha profesori Clarke, duke shtuar se ukrainasit kanë humbur në mënyrë të pashmangshme disa tanke perëndimore.
Duket sikur ata po përpiqen të marrin një rrugë “ambicioze dhe të rrezikshme” në jug, drejt “mbrojtjes së fortè” të Rusisë në Tokmak dhe në Melitopol.
Analisti tha se Ukraina po synon “mbrojtjen më të fortë ruse”, për të ndarë urën e saj tokësore në gjysmë dhe për të izoluar forcat armike në perëndim.
Kjo do ta vendoste “Krimenë në rrezik” dhe do t’i lejonte ukrainasit të bombardonin forcat ruse që gjenden në gadishull, transmeton Telegrafi.
“Kjo është gjëja më ambicioze dhe më e rrezikshme që ata mund të provojnë. Ne ende nuk e dimë nëse ata me të vërtetë po shkojnë drejt kësaj”, tha Clarke.
Ata e kanë detyruar Rusinë të dërgojë forca shtesë në zonë, duke u dhënë ukrainasve informacione të rëndësishme rreth përballjes.
“Kjo mund të mos jetë shtytja kryesore, por ata sigurisht po i bindin rusët se e kanë seriozisht për Orikhivin”, tha analisti.
Ata mund të shohin se si reagojnë rusët përpara se të vendosin se ku do t’i vendosin realisht trupat e tyre”, pohoi ai.
Ndryshe, presidenti rus, Vladimir Putin ka deklaruar se ka nisur kundërsulmi i Ukrainës