Tre vite nga nisja e luftës, Zelensky: Gati të lë postin e presidentit nëse Ukraina anëtarësohet në NATO

Tre vite nga nisja e luftës, Zelensky: Gati të lë postin e presidentit nëse Ukraina anëtarësohet në NATO

Sot mbushen tre vite nga nisja e sulmeve ruse në Ukrainë.

Volodymyr Zelensky tha se do të ishte i gatshëm të “heqë dorë” nga presidenca e tij në këmbim të paqes.

“Nëse për të arritur paqen, ju me të vërtetë keni nevojë që unë të heq dorë nga posti im – unë jam gati. Unë mund ta ndërroj atë me anëtarësimin në NATO, nëse ka kushte të tilla,” tha presidenti ukrainas në përgjigje të një pyetjeje gjatë një konference shtypi.

Komentet e tij erdhën pasi Presidenti i SHBA Donald Trump e quajti Zelenskyn një “diktator pa zgjedhje” në fillim të javës.

“Unë nuk u ofendova, por një diktator do të ishte ofenduar. Unë jam i fokusuar në sigurinë e Ukrainës sot, jo pas 20 vjetësh, nuk do të jem në pushtet për dekada,” u përgjigj Zelensky, i cili u zgjodh në mënyrë demokratike në maj 2019.

Sipas ligjit ukrainas, zgjedhjet pezullohen nëse është në fuqi ligji ushtarak , i cili ka qenë në fuqi që nga pushtimi i plotë i Rusisë në shkurt 2022.

MARKETING