Tre të dyshuar për sulm ndaj nëpunësve policorë në Shkup

Tre të dyshuar për sulm ndaj nëpunësve policorë në Shkup

Prokurori publik nga Prokuroria Themelore Publike Shkup ka ngritur procedurë kundër tre personave të dyshuar se së bashku kanë kryer vepër penale – Sulm ndaj personit zyrtar gjatë kryerjes së çështjeve të sigurisë.

Prokuroria Themelore Publike informon se tre bashkëautorë, së bashku me një fëmijë kundër të cilit do të zhvillohet procedurë adekuate konform Ligjit për drejtësi për fëmijët, më 5 gusht në orët e mbrëmjes, në rrugën “Bosnjë e Hercegovinë” kanë sulmuar tre zyrtarë të policisë.

“Policia ka vepruar menjëherë pas raportimit se në lokacionin e theksuar ka persona të armatosur me pushka automatike. Janë përpjekur t’i limitojnëtë dyshuarit, por ata kanë refuzuar dhe i kanë sulmuar fizikisht policët, duke i goditur me grushta. Efektivët e policisë kanë arritur t’i mundin dhe i kanë arrestuar”, njoftoi PTHP.

Duke vlerësuar të gjitha rrethanat, prokurori publik propozoi që të dyshuarve t’u jepen masa paraprake – ndalim për t’u larguar nga vendi i tyre i banimit, përkatësisht nga vendi i tyre i qëndrimit, detyrim për t’u paraqitur periodikisht te një zyrtar i caktuar ose te një organ shtetëror kompetent dhe sekuestrim i përkohshëm i një dokumenti udhëtimi ose dokumenti tjetër për kalimin e kufirit shtetëror, përkatësisht ndalim për lëshimin e tij.

MARKETING