Tre palestinezë të vrarë nga forcat izraelite në Bregun Perëndimor

Tre palestinezë të vrarë nga forcat izraelite në Bregun Perëndimor

Tre palestinezë humbën jetën nga zjarri i hapur nga ushtria izraelite në Bregun Perëndimor të pushtuar sot, njoftoi Ministria e Shëndetësisë e Palestinës, transmeton Anadolu Agency (AA).

Ministria tha në një deklaratë se dy të rinj u vranë në një sulm izraelit në qytezën Jaba, në jug të qytetit Jenin.

Agjencia shtetërore e lajmeve Wafa tha se forcat izraelite hapën zjarr ndaj një automjeti në qytet, duke vrarë dy palestinezë dhe duke plagosur një tjetër.

Mbetet e paqartë pse forcat izraelite hapën zjarr ndaj makinës.

Ndërkohë, një palestinez 19-vjeçar vdiq nga plagët që mori nga zjarri i ushtrisë izraelite në perëndim të Jenin-it në fillim të këtij muaji.

Nuk kishte asnjë koment nga ushtria izraelite mbi rastin.

Sipas shifrave palestineze, 12 palestinezë, duke përfshirë tre fëmijë, janë vrarë nga të shtënat izraelite që nga fillimi i këtij viti.

MARKETING