Trazirat në Brazil, të paktën 70 të lënduar, mes tyre gazetarë dhe policë

Trazirat në Brazil, të paktën 70 të lënduar, mes tyre gazetarë dhe policë

MARKETING

Të paktën 70 persona u plagosën dhe kishin nevojë për kujdes mjekësor pasi mbështetësit e ish-presidentit brazilian Jair Bolsonaro sulmuan ndërtesat e qeverisë federale të Brazilit të dielën pasdite, sipas sekretarit të shëndetësisë së vendit. 6 persona u plagosën rëndë dhe u dërguan në spitale.

MARKETING

Sample Image

Mes të plagosurve ka edhe gazetarë dhe policë. Trazirat erdhën vetëm një javë pas inaugurimit të Lula da Silva, i cili u rikthye në pushtet pas 12 vitesh pas fitores ndaj Bolsonaro në balotazhin e zgjedhjeve më 30 tetor. Të paktën 400 persona janë arrestuar, kanë konfirmuar autoritetet.

Duke vizituar vendin e ngjarjes, Presidenti premtoi se do të ndëshkonte personat e përfshirë në dhunë. Më herët, Lula da Silva i përshkroi ngjarjet në kryeqytet si “barbare” dhe tha se “mungesa e sigurisë” i kishte lejuar mbështetësit “fashistë” të Bolsonaro të shkelin barrierat e vendosura nga personeli i sigurisë.

MARKETING