Trazira në Britani pas vra’sjes së tre fëmijëve, plag’osen 39 policë

Trazira në Britani pas vra’sjes së tre fëmijëve, plag’osen 39 policë

39 oficerë policie janë plagosur pas shpërthimit të trazirave në Southport disa orë pasi u zhvillua një vigjilje për të kujtuar viktimat e një sulmi me thikë në të cilin u vranë tre fëmijë.

Më herët, Policia e Merseyside tha se tetë oficerë pësuan lëndime të rënda duke përfshirë fraktura, çarje dhe hundë të thyer. Një oficer u rrëzua pa ndjenja, dhe disa të tjerë pësuan lëndime të rënda në kokë dhe në fytyrë. Tre qen policie u plagosën gjithashtu, dy prej të cilëve iu hodhën tulla.

Trazirat filluan pranë një xhamie në rrugën St Luke në Southport. Të përfshirët hodhën tulla në xhami, u vunë zjarrin makinave dhe koshave dhe shkaktuan dëme në një dyqan lokal, tha policia.

Në total, 27 efektivë janë dërguar në spital, dhe 12 kanë dalë tashmë nga spitali. Të paktën 3 fëmijë mbetën të vrarë nga sulmi me thikë i një 17-vjeçari në qytetin e Southportit në Britani, të hënën e 29 korrikut.

Po ashtu, 8 të tjerë u plagosën, nga të cilët 6 fëmijë dhe 2 të rritur raportohen në gjendje të rëndë shëndetësore. Autori adoleshent, identiteti i të cilit ende nuk dihet, është arrestuar nga policia dhe ndodhet në paraburgim.

Sipas dëshmitarëve okularë, sulmuesi kishte vendosur një maksë dhe mbërriti në zonën e krimit me një taksi, të cilën refuzoi ta paguante. Shumë prej fëmijëve që ishin në vendin e krimit u përpoqën të largoheshin, nëna e njërës prej tyre thotë se vogëlushja e saj ka mbetur e traumatizuar.

Policia britanike thotë se agresori jeton në një fshat pranë Southport. Sipas autoriteteve britanike sulmi vdekjeprurës nuk po hetohet si një akt terrori dhe nuk janë duke mbledhur të dhëna për dikë tjetër.

 

MARKETING